Hyri në zonën e rezervuar dhe rrezikoi pushuesit, gjobë për drejtuesin e gomones në Ksamil, i bllokohet mjeti lundrues

Hyri në zonën e rezervuar dhe rrezikoi pushuesit, gjobë për drejtuesin e gomones në Ksamil, i bllokohet mjeti lundrues

Drejtuesi i një gomoneje në Gjirin e Hartës në Ksamil është gjobitur me 500.000 lekë pasi rrezikoi pushuesit duke lundruar në hapësirën e rezervuar për ta. Veç ndëshkimit me gjobë, Policia Kufitare ka bllokuar edhe gomonen. Njoftimi i policisë: Shkeli me gomone perimetrin e sigurisë detare, në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit, me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e tyre, por u filmua nga qytetarët dhe u denoncua menjëherë në Policinë e Shtetit. Reagimi i menjëhershëm i Policisë Kufitare dhe i Njësisë Policore Detare çoi në identifikimin e drejtuesit, bllokimin e mjetit lundrues tip gomone dhe ndëshkimin e drejtuesit të tij me gjobë 500.000 lekë të rinj. Policia Kufitare u bën thirrje të...