Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, tolerancë zero për celularin dhe shpejtësinë, shoferët e dehur humbasin…
Nga kjo e premte (7 gusht 2026), kanë hyrë zyrtarisht në fuqi ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të miratuara nga Kuvendi më 19 qershor. Paketa e re sjell masa ndëshkuese dukshëm më të ashpra për shkelësit, me synimin për të ulur aksidentet dhe për të goditur sjelljet që konsiderohen me rrezik të lartë në qarkullimin rrugor. Një nga ndryshimet më të forta lidhet me drejtuesit e mjeteve që përsërisin drejtimin në gjendje të dehur. Nëse një shofer është ndëshkuar më parë për këtë shkelje dhe kapet sërish duke drejtuar automjetin me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak, ai do të humbasë patentën përgjithmonë. Në këtë rast nuk do të ketë më asnjë mundësi për ta rimarrë lejen e drejtimit, qoftë edhe duke rifilluar...
Burimi:
sot.com.al