“Hetim dhe transparencë, mbi kontratat e qeverisë”/ Reagon Këlliçi: ‘Albanian Files’, projekt për ndarjen e plaçkës…

“Hetim dhe transparencë, mbi kontratat e qeverisë”/ Reagon Këlliçi: ‘Albanian Files’, projekt për ndarjen e plaçkës…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj arkitektëve të përfshirë në projektet e lidhura me qeverinë shqiptare dhe dokumentin “Albanian Files”, duke i cilësuar qëndrimet e tyre si të njëanshme politikisht. Sipas Këlliçit, disa arkitektë ndërkombëtarë që kanë punuar në Shqipëri janë “shndërruar në patronazhistë”, duke pretenduar se në shkrimet dhe analizat e tyre mbajnë qëndrime pro qeverisë dhe kritike ndaj opozitës. Ai ka deklaruar se këto studio arkitekture, përfshirë edhe ato të përmendura prej tij, në disa raste i paraqesin demokratët si “ish-komunistë”, çka sipas tij është e papranueshme dhe e manipuluar. Këlliçi ka akuzuar gjithashtu se projektet publike në Shqipëri shoqërohen me klientelizëm dhe mungesë transparence, duke pretenduar se fituesit e kontratave janë të lidhur me qeverinë. “Ne...