Helmimi i studentëve/ “Sori-Al”: Studentët e policisë i ka zënë gripi

Helmimi i studentëve/ “Sori-Al”: Studentët e policisë i ka zënë gripi

Shoqëria “Sori Al” reagoi sërish për skandalin e helmimit, për herë të tretë brenda një viti, të studentëve në Akademinë e Policisë. Pasi një ditë më parë deklaroi se shkaku i helmimit të studentëve është moslarja e duarve dhe futja e ushqimit nga jashtë, këtë të premte Sori Al ka shtuar dhe një arsye tjetër. Sipas kompanisë, 60 studentët janë sëmurur nga gripi. “Nga të dhënat e administruara deri në këtë moment, nuk rezulton që shkaku i kësaj situate të jetë ushqimi i shërbyer nga Shoqëria “SORI-AL”. Përkundrazi, informacionet e mbledhura nga burime të ndryshme, tregojnë se në ambientet e Akademisë së Sigurisë është evidentuar edhe prania e virozave sezonale, të cilat shoqërohen me temperaturë të lartë, këputje fizike dhe simptoma të tjera klinike,” deklaron...