7.8 milionë kg mish nga Brazili/ Ku ka përfunduar dhe çfarë po hamë?

7.8 milionë kg mish nga Brazili/ Ku ka përfunduar dhe çfarë po hamë?

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2026, në Shqipëri kanë hyrë rreth 7,857 tonë mish nga Brazili — afro 7.8 milionë kilogramë. Në vitin 2025 sasia ishte edhe më e madhe: mbi 12,522 tonë. Sipas të dhënave të dhëna nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë treg operojnë 19 kompani importuese. Por vetëm pak ditë përpara një ndryshimi të rëndësishëm të rregullave europiane, pyetja nuk është më vetëm sa mish ka hyrë në Shqipëri. Pyetja është: KU KA PËRFUNDUAR KY MISH DHE A E DI KONSUMATORI SHQIPTAR ÇFARË ORIGJINE KA MISHI QË PO HA? ÇFARË NDRYSHON MË 3 SHTATOR? AKU njoftoi më 25 gusht se, pas ndryshimeve në Rregulloren Zbatuese të Komisionit Europian 2026/1189, Brazili është hequr nga lista për hyrjen në BE...