Hije dyshimi mbi “Smart City”/ Kush i sheh pamjet e fëmijëve?

Hije dyshimi mbi “Smart City”/ Kush i sheh pamjet e fëmijëve?

Nxënësit e disa shkollave të Tiranës do ta nisin vitin e ri shkollor nën një sistem të ri monitorimi: kamera të lidhura me teknologji të inteligjencës artificiale. Projekti nuk është më vetëm në letër. Ministria e Brendshme konfirmoi më 27 gusht se në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, si pjesë e programit “Smart City”. Sistemi pritet të vihet në funksion me nisjen e vitit të ri shkollor më 14 shtator. Qëllimi i deklaruar është rritja e sigurisë së nxënësve dhe mësuesve. Por futja e inteligjencës artificiale në ambientet ku çdo ditë qëndrojnë mijëra të mitur hap edhe disa pyetje që shkojnë përtej sigurisë. Çfarë sheh konkretisht inteligjenca artificiale? Çfarë të dhënash analizon? Kush ka akses te pamjet? Dhe: Sa...