Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht kriteret për “arrestin në burg”/ Zbardhet vendimi

Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht kriteret për “arrestin në burg”/ Zbardhet vendimi

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë pjesërisht praktikën unifikuese për caktimin e masave të sigurisë. Kolegji vendosi se Gjykata ka detyrimin të arsyetojë se perse masat alternative janë të papërshtatshme për t’u caktuar. Në lidhje me rrezikshmërinë e personit Kolegjet e Bashkuara, Gjykata e Lartë ndua qëndrimin se gjykatat duhet të analizojnë personalitetin e personit. Po ashtu, rrezikshmëria e personit mund të nxirret nga rrezikshmëria e veprës apo masa e dënimit. Kolegjet e Bashkuara qartësojnë se kufizimi më i rëndë i lirisë personale kërkon shqyrtim real të alternativave, arsyetim të individualizuar dhe përgjegjësi konkrete të prokurorisë për të justifikuar nevojën e arrestit në burg. Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë sqarojnë se prokuroria ka barrën e provës për të argumentuar...