Garë e fortë për Tiranën, favoritët në 5 qarqe, përfundon konkursi për drejtuesit vendorë në polici
Është zhvilluar këtë të martë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, konkursi për katër qarqet vakante në Policinë e Shtetit: Durrësin, Lezhën, Fierin dhe Kukësin. Dy javë më parë, kryepolici Hita hapi garën për këto katër qarqe, ku kanë aplikuar 21 drejtues policie. Pas përfundimit të testimit, pritet që komisioni të bëjë vlerësimin me pikë të secilit kandidat, nga të cilët katër nga lista fituese do të përzgjidhen nga Drejtori i Përgjithshëm për t’u emëruar në qarqet e Fierit, Durrësit, Lezhës dhe Kukësit, shkruan A2CNN. Vende vakante ka edhe në Policinë e Tiranës dhe të Vlorës, për të cilat pritet të hapet gara. Drejtuesit për këto dy qarqe pritet të zgjidhen nga lista fituese e konkursit të zhvilluar këtë të martë. Emrat më...
Burimi:
sot.com.al