‘Fundjava e pushuesve’/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri
Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore. Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 12 mijë e 642 shtetas të huaj dhe 1 mijë e 471 shtetas shqiptarë. I lartë ka qenë edhe numri i mjeteve të transportit, me 119 autobusë që kanë kaluar kufirin gjatë kësaj periudhe. Në të njëjtën kohë, daljet nga territori shqiptar kanë qenë dukshëm më të pakta. Gjatë 12 orëve të fundit, përmes Morinës kanë dalë vetëm 1 mijë e 887 shtetas. Pushuesit thonë se zgjedhin bregdetin shqiptar për çmimet...
Burimi:
sot.com.al