Fluks udhëtarësh/ Mbi 2 milionë pasagjerë udhëtuan në korrik përmes aeroportit, dhe porteve të vendit
Shqipëria turistike përjetoi një tjetër muaj rekord gjatë korrikut, teksa fluksi i vizitorëve dhe udhëtarëve u rrit ndjeshëm në kulmin e sezonit veror. Mbi 2.05 milionë pasagjerë kaluan përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe porteve kryesore të vendit, duke reflektuar intensitetin e lëvizjeve turistike dhe kthimin e vendit në një nga destinacionet më të frekuentuara të rajonit. Sipas të dhënave të publikuara nga MIA – Agjencia për Media dhe Informim, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” përpunoi mbi 1.8 milionë pasagjerë gjatë muajit korrik, duke mbajtur peshën kryesore të trafikut të udhëtarëve. Ndërkohë, Porti i Durrësit regjistroi rreth 111 mijë pasagjerë, Porti i Sarandës 131 mijë dhe Porti i Vlorës rreth 17 mijë pasagjerë. Shifrat dëshmojnë rritjen e ndjeshme të lëvizjeve gjatë sezonit veror dhe konfirmojnë intensitetin...
Burimi:
sot.com.al