Është marrë vendimi tashmë…

Është marrë vendimi tashmë…

Nga Ylli Manjani Përtej debateve që bëjmë ne me njëri-tjetrin, debate që nuk përtojmë t’i eksportojmë edhe në Europë, duket se vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është marrë tashmë. Ajo që po zhvillohet sot është më shumë procedura e domosdoshme për të mbërritur te vendimi formal. Si në ato rastet kur aplikon për një vend pune vetëm për të respektuar procedurën, ndërkohë që punën e ke marrë prej kohësh. Kjo nuk do të thotë se standardet nuk kanë rëndësi. Por do të thotë se vendimet e mëdha gjeopolitike nuk merren vetëm duke numëruar standarde. Po të ishte vetëm çështje meritash, Shqipërisë do t’i duheshin jo katër apo pesë vjet, por ndoshta edhe tridhjetë të tjera për të arritur një pjesë të standardeve...