EMRAT/ 21 kandidatë në garë për drejtimin e policisë në katër qarqe, sot zhvillohet procesi konkurrues

EMRAT/ 21 kandidatë në garë për drejtimin e policisë në katër qarqe, sot zhvillohet procesi konkurrues

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit zhvillohet sot procesi konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës. Në garë marrin pjesë 21 punonjës policie, të cilët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisioni përkatës. Pas përfundimit të testimit dhe intervistimit, kandidatët do të renditen sipas pikëve të grumbulluara, ndërsa nga lista fituese do të përzgjidhen katër emrat që do të emërohen në krye të drejtorive vendore të policisë në këto qarqe. Ndërkohë vakante mbeten edhe drejtimet e policisë në Tiranë dhe Vlorë, por për këto dy qarqe pritet të hapet një procedurë e veçantë konkurrimi. LISTA E KANDIDATEVE Adriatik Tafçiu Arjanit Arapi Artion Duka Ermal Muçaj Ervin Hodaj Erzen Cera Gjovalin Loka Ndue Doçi Xhevahir...