“Ekstremizmi e kërkon pushtetin, duke filluar me rrugën”/ Rama nuk u ndahet protestuesve: Britma zë vendin e…
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit që prej 18 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama I quan protestuesit “ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga”. Postimi i plotë: Një nga mësimet e vyera të historisë është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën. Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhëtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit. Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës dhe kështu bëjnë edhe sot, duke e rritur eksponencialisht presionin mbi hapësirën demokratike falë rrugëve pa kontroll të internetit. Kush...
Burimi:
sot.com.al