Zvërneci dhe elefanti që nuk hyn në vrimën e gjilpërës

Zvërneci dhe elefanti që nuk hyn në vrimën e gjilpërës

Nga Skënder Minxhozi/   Katër miliard euro janë goxha para. Asnjë shqiptar i gjallë me siguri s’i ka parë në jetën e tij kaq shumë zero pas shifrës katër. Me to mund të bësh shumë punë të mira në një vend si i yni që ka nevojë jetike për miq, ndihma dhe investime nga bota. Por që më shumë se këto, ka nevojë për një zhvillim afatgjatë, harmonik dhe në zbatim të ligjeve e standarteve që i takojnë kontinentit ku fati na ka vendosur. Shkurt, një vend normal që t’i meritojë paratë e botës. Debati i ndezur për projektin e Zvërnecit është vetëm pjesërisht një sherrnajë rojesh të eksituara që tërheqin zvarrë qytetarët. Është gjithashtu vetëm pjesërisht edhe debat mjedisor, ku zona delikate për nga...