“Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”/ Nis marshimi masiv nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur zyrtarisht dita e 22-të e protestës masive qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Së fundmi, raportohet se qindra qytetarë të mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin e tyre drejt bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë. Bëhet fjalë për lëvizjen e qytetarëve që marshojnë përgjatë rrugës, ndërsa në anën tjetër shihet grumbullimi i tyre me flamuj kombëtarë para Kryeministrisë. Sakaq, numri i pjesëmarrësve po vjen në rritje nga çasti në çast me ardhjen e qytetarëve nga rrethet dhe diaspora.
Burimi:
sot.com.al