E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij, e plagosura transportohet menjëherë në spital
Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës. Bëhet me dije se një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare pas një konflikti për motive të dobëta në banesën e tyre. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij. Njoftimi i Policisë: Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë...
Burimi:
gijotina.com