Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)
Mediat italiane kanë zbardhur emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit antimafia “Whisper”, i cili goditi një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë, Kalabrisë dhe Salentos. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për shtetasit Myrteza Balliu, 33 vjeç, dhe Adi Çoba, 35 vjeç, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin e heroinës, kokainës dhe marijuanës. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga Drejtoria Hetimore Antimafia italiane, me ekzekutimin e 23 masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar si pjesëtarë të dy grupeve kriminale që vepronin në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve të Prokurorisë Antimafia, Shqipëria dyshohet se ka shërbyer si vendi kryesor i furnizimit me drogë për këto organizata. Lëndët narkotike mbërrinin nga...
Burimi:
gijotina.com