“Drejtësi rrugaçësh”/ Seancat gjyqësore ‘shpërthen’ Vasili: Meta në kafaz, ndërsa Beqaj në sallë në krah të avokatit
Ish ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas standardeve të dyfishta në praktikën e seancave gjyqësore me zyrtarët e lartë në gjykim. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili e ka cilësuar një drejtësi rrugaçësh, vendimin e fundit të GJKKO për nxjerrjen nga kafazi të ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. ‘Çfarë qeverisje ka ky palaço sistem gjyqësor, që ka një ligj dhe trajtim special mafioz për Ilir Metën dhe një ligj tjetër për të tjerët, ndërkohë që ligji është një i vetëm dhe i barabartë për të gjithë’, shkruan Vasili. Sipas ish ministrit, drejtësia është kthyer në turpin e faqen më të zezë të vendit. Statusi: Drejtesi rrugaçesh! Meta ne kafaz te, ndersa Beqaj ne salle ne krah te avokatit. Keta gjykates...
Burimi:
sot.com.al