Doli nga makina dhe u rrëzua në rrugë/ 31-vjeçari gjendet pa shenja jete

Doli nga makina dhe u rrëzua në rrugë/ 31-vjeçari gjendet pa shenja jete

Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës. Sipas burimeve policore, trupi i të riut u konstatua në anë të rrugës, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës, të cilat e transportuan drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari D.D., ishte banues në Shijak dhe dyshohet se ishte nisur drejt spitalit të Durrësit pasi nuk ishte ndjerë mirë. Burime hetimore bëjnë me dije se, pa hyrë në qytetin e Durrësit, gjendja shëndetësore e të riut është rënduar. Ai ka ndaluar automjetin dhe ka dalë nga makina, ku më pas është rrëzuar. Dyshimet paraprake flasin për një arrest kardiak, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.