Dokumentet/ Çfarë di Damian Gjiknuri për sherrin e Ismailajve dhe për “pikën e voçkël” në Gjirin e Manastirit
Sherri mes familjarëve ortakë të Holdingut FINMAN riktheu edhe një herë vëmendjen te një nga projektet më të debatueshme në bregdetin e jugut, ndërtimi në Gjirin e Manastirit, një zonë që prej vitesh është kthyer në simbol të betonizimit të një prej hapësirave më të ndjeshme natyrore në vend. Në qendër të këtij zhvillimi qëndron kompania Albstar, pjesë e grupit të familjes Ismailaj, e cila po ndërton në një nga pikat më të lakmuara të bregdetit. Gjiri i Manastirit iu dha disa vite më parë për ndërtim pikërisht kompanisë Albstar, pasi zona u nxor nga harta e zonave të mbrojtura. Që prej asaj kohe, ky projekt është shoqëruar me debate të forta publike. Një nga momentet më të diskutuara mbetet togfjalëshi “pika e voçkël”, i...
Burimi:
sot.com.al