“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Shqipëria drejt BE-së pa plan B”, por rruga drejt Brukselit kalon përmes shumë sfidave të mëdha. Kështu e përshkruan gazeta austriake “Die Presse” rrugëtimin europian të vendit, duke ngritur disa pikëpyetje për pengesat në procesin e integrimit. Në një analizë të zgjeruar, media austriake shkruan se Tirana ka bërë përparim në negociatat me Bashkimin Europian, pasi ka hapur të gjithë kapitujt brenda një kohe rekord, ndërsa qeveria shqiptare synon përfundimin e procesit deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Megjithatë, “Die Presse” thekson se hapja e kapitujve është vetëm fillimi i një rruge shumë më të vështirë, sepse mbyllja e tyre kërkon përmbushjen reale të standardeve europiane, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e lirive...