“Dhjetëra raste kriminale të goditura”/ Policia publikon shifrat e prillit, 90 operacione dhe 571 të arrestuar
Nga goditjet ndaj drogës, te arrestimet në rrugë dhe aksionet kundër krimit ekonomik, prilli ka qenë një muaj i ngarkuar për Policinë e Shtetit, e cila ka zhvilluar 90 operacione në të gjithë vendin, duke çuar në arrestimin e 571 personave. Sipas të dhënave zyrtare, 13 prej operacioneve të kryera gjatë muajit që lamë pas kanë pasur në fokus kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar. Gjatë prillit janë zbardhur 14 ngjarje kriminale dhe janë parandaluar 17 të tjera, ndërsa janë sekuestruar dhjetëra armë dhe materiale të rrezikshme, përfshirë 33 armë zjarri, granata, silenciatorë dhe lëndë eksplozive. Në luftën kundër narkotikëve, policia ka sekuestruar rreth 10 kg kanabis, mbi 2000 fara kanabisi, 1.5 kg kokainë dhe tableta MDMA, si dhe ka asgjësuar një numër...
Burimi:
sot.com.al