Dhërmi/ 12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

Dhërmi/ 12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar me gjobë pronarin e një mjeti lundrues tip Jet Ski, pasi ia kishte dhënë për përdorim një të mituri 12-vjeçar në zonën e plazhit të Dhërmiut. Sipas njoftimit të Policisë, pas ndalimit, u konstatua se përveçse drejtohej nga një i mitur, mjeti lundrues nuk kishte në bord dokumentacionin e nevojshëm. Për këto shkelje, pronari i mjetit, shtetasi me iniciale M. Xh., u ndëshkua me masë administrative prej 10 mijë lekësh të rinj, ndërsa Jet Ski u bllokua nga Policia. Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me synim garantimin e sigurisë në det, parandalimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Njoftimi i Policisë: Dhërmi-I kishte...