Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!

Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e reperit amerikan, Kanye West, që do të zhvillohet sot në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama u është sulur sërish qytetarëve për kritikat, duke u justifikuar se 4 milionë euro të shpenzuara për një natë janë investim që do të rikthehën sërish në buxhet. Sipas Kryeministrit, më shumë se 4 milionë do të jenë të ardhurat që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit, ndërkohë shton se është vërtetë gjynah që diskutojmë këtë temë. Koncertin e Kanye West, Rama e ka cilësuar edhe si marketing global për Shqipërinë dhe një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Në fund të postimit,...