ÇMIMET E CELULARËVE NËN “LUPË”, Vodafone dhe One detyrohen të nxjerrin paketa më të lira

ÇMIMET E CELULARËVE NËN “LUPË”, Vodafone dhe One detyrohen të nxjerrin paketa më të lira

Ndryshime të rëndësishme pritet të vijnë për abonentët e telefonisë celulare në Shqipëri. Pas një hetimi të thelluar, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur një sërë detyrimesh ndaj Vodafone Albania dhe One Albania, me synimin për të rritur transparencën dhe për t’u dhënë qytetarëve më shumë alternativa me çmime të përballueshme. Gjatë hetimit janë konstatuar rritje progresive dhe të përafërta të çmimeve, paketa shumë të ngjashme mes dy operatorëve, reduktim i ofertave ekonomike dhe mangësi në dokumentimin e kostove që justifikonin ndryshimet tarifore. PAKETA MË TË LIRA PËR PENSIONISTËT DHE STUDENTËT Brenda 90 ditëve, Vodafone dhe One duhet të krijojnë paketa të posaçme dhe më të favorshme për pensionistët, si dhe për studentët e moshës 18–23 vjeç. Paketat më ekonomike nuk duhet të ofrohen vetëm përmes...