Kapet mbi 1.1 ton drogë/ Zvicra godet bandën shqiptare pas debateve për mosveprim nga autoritetet
Nga Henry Habegger, LUZERNER ZEITUNG Ishte një goditje spektakolare. Marsin e kaluar, Policia Kantonale e Zyrihut në Zvicër, ndërhyri bazuar në një informacion dhe pas hetimeve të gjata. Në Zyrih kontrolloi makinën e një gjermani 36-vjeçar. Burri kishte me vete një çantë dore me 30 mijë euro dhe katër telefona celularë të ndezur. Policia e Zyrihut e kishte vëzhguar më parë në Spreitenbach, kantoni Aargau, teksa po largohej nga një objekt biznesi. Po atë ditë, policia e Zyrihut, e përforcuar me kolegë nga Aargau, kreu një bastisje në këtë objekt. Në rrjetën e policisë ranë dy persona: një kosovar 26-vjeçar dhe një shqiptar 29-vjeçar. U zbulua “një plantacion i brendshëm kanabisi me një sipërfaqe prej rreth 4.000 metrash katrorë, si dhe gjithsej 23.918 bimë marihuane...
Burimi:
syri.net