Censura e GJKKO ndaj mediave me rregulloren e re, reagon Mapping Media Freedom: Veçanërisht shqetësues ndalimi…
Shqetësimi për rregulloren e re të miratuar nga GJKKO e cila censuron aktivitetin e mediave, është ngritur edhe në platformën online që dokumenton sulmet ndaj medias në të gjithë Europën, Mapping Media Freedom. Kjo platformë, është e krijuar nga një koalicion i gjerë organizatash europiane që mbrojnë të drejtat e gazetarëve. Në deklaratë, ndalimi i përdorimit të celularit nga gazetarët gjatë seancave cilësohet si “veçanërisht shqetësues.” Deklarata: Më 17 korrik 2026, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) publikoi vendimin nr. 49, duke përcaktuar kritere, procedura dhe kufizime të reja të rëndësishme për praninë e mediave dhe gazetarëve në këtë institucion. Veçanërisht shqetësues është ndalimi që gazetarët të përdorin telefona celularë gjatë seancave gjyqësore, një masë që devijon nga Udhëzimet e vitit 2023 të...
Burimi:
sot.com.al