Bie në prangat e policisë administratori/ “Fati i lojërave”, goditet tjetër ‘vatër’ bastesh ilegale në Kryeqytet
Vijon operacioni i koduar “Fati i lojërave” në Tiranë, ndërsa policia ka goditur një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve të bazuara në informacionet operative, kanë konstatuar se në një lokal në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” zhvillohej aktivitet i paligjshëm i basteve sportive. Për këtë rast u arrestua në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi S. Z., 54 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, uniformat blu sekuestruan 3 celularë, në të cilët ishin të aktivizuara faqe për vendosjen e basteve sportive. Operacioni “Fati i lojërave” vijon në disa zona të kryeqytetit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kësaj veprimtarie të...
Burimi:
sot.com.al