Berisha: Kryengritja paqësore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Berisha: Kryengritja paqësore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta 41-ditore qytetare po merr mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se lëvizja po mbështetet nga spektri politik evropian dhe qytetarët e vendeve të lira. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje dhe shkelje të ligjit, ndërsa bëri me dije se PD do të dorëzojë së shpejti në Prokurori një kallëzim mbi atë që e quajti “Libri i Kuq i Edi Ramës”, dokument që sipas tij përmban akuza për 523 vepra penale. “Këtë javë përsëri Shqipëria ishte në krye të lajmeve në Evropë dhe në botë. Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare, që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90 në historinë e vendit,...