Basti i koncertit të Kanye West, sa miliona euro do ti kushtojë Shqipërisë

Basti i koncertit të Kanye West, sa miliona euro do ti kushtojë Shqipërisë

Koncerti i këngëtarit të njohur ndërkombëtar, Kanye West, në Tiranë nuk po shihet më vetëm si një ngjarje muzikore, por si prova më e madhe që ka kaluar ndonjëherë industria shqiptare e eventeve. Me një stadium të përkohshëm për deri në 60 mijë persona, bileta që arrijnë deri në 339 euro dhe një artist që mbetet një nga figurat më kontroverse të industrisë globale, Shqipëria po hyn në një bast ekonomik, logjistik dhe reputacioni, që deri pak vite më parë do të dukej i pamundur. Më pak se dy muaj para koncertit të planifikuar më 11 korrik, organizatorët thonë se deri më 21 maj janë shitur rreth 25 mijë bileta, ose 42% e vendeve të disponueshme. Sipas tyre, deri më 29 maj shitjet kanë vijuar...