Banorët rrëzuan gardhin e HEC-it, rikthehet uji në Dardhë të Librazhdit: Kërkojmë të drejtën tonë, të merren masa
Pas tensioneve të së dielës në fshatin Dardhë të Librazhdit, ku banorët rrëzuan gardhin rrethues të hidrocentralit të Spatharës, situata në zonë paraqitet e qetë. Në terren vijon të jetë e dukshme prania e forcave të Policisë së Shtetit, të vendosura për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës. Gjithashtu, në vendngjarje shihet edhe gardhi me tela i dëmtuar dhe i shembur përtokë pas protestës së banorëve. Menjëherë pas protestës, banorët janë furnizuar me ujë të pijshëm, prej të cilit kishin qenë të privuar për disa muaj. Ndërkohë, një pjesë e tyre vijon të qëndrojë pranë burimit, duke deklaruar se u detyruan të ndërhyjnë vetë për shkak të mungesës së zgjatur të furnizimit me ujë. “Nga nëntori që e kanë bllokuar, kemi bërë kërkesë...
Burimi:
sot.com.al