Avokati i Popullit inspekton Shtëpinë e të Moshuarve: Pasuritë e konfiskuara nga SPAK të kthehen në azile
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, inspektoi sot Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë për të parë nga afër kushtet e jetesës së pensionistëve dhe sfidat e këtij sektori në mbarë vendin. Pas inspektimit, Shabani bëri një propozim konkret: pasuritë e konfiskuara nga SPAK të kthehen menjëherë në shtëpi përkujdesjeje për të moshuarit. Shifrat e bëjnë propozimin urgjent. Shqipëria ka vetëm 6 qendra publike rezidenciale për të strehuar të moshuarit, me kapacitet 330 vende, ndërsa mbi 60 mijë të moshuar jetojnë vetëm. Aktualisht nevojat janë më të larta se sa vendet e lira. Ndërkohë shteti zotëron 63 ndërtesa të konfiskuara nga krimi: hotele, vila, apartamente. “Vetëm këtë vit SPAK ka konfiskuar 2 milionë euro pasuri të krimit dhe korrupsionit. Institucionet publike mund t’i vënë këto prona...
Burimi:
sot.com.al