Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Viktima është Edmond (Ali) Sula, i cili u qëllua në momentin kur po hynte në banesën e tij. Krimi ndodhi rreth orës 00:10 të datës 12 korrik. Sipas të dhënave paraprake, autorët e kanë pritur 50 vjeçarin pranë banesës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Pas atentatit, autorët janë larguar nga vendngjarja, pa lënë gjurmë. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë mbërritën shërbimet e policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të krimit. Hetimet po drejtohen nga specialistët e sektorit të vrasjeve në Policinë e Shtetit, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë,...