Atentati në Sarandë, kush është Thimjo Rubati, me precedentë të mëparshëm penalë
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të regjistruara mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës. I plagosuri është identifikuar si Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sander Rubati, 50 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit. Rubati është një person i njohur për autoritetet, me precedentë penalë për trafik klandestinësh, kontrabandë dhe armëmbajtje pa leje. Ai rezulton gjithashtu i skeduar nga policia për trafik të mjeteve motorike. Në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje. Ndërkohë, janë blinduar hyrje-daljet e qytetit, ndërsa vijojnë kontrollet për...
Burimi:
argjiroja.net