Ambasada e SHBA në Tiranë reagon për huanë 302 milionë dollarë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së huasë në kuadër të programit amerikan Foreign Military Financing (FMF), duke theksuar se financimi i ri do të ndihmojë Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada njoftoi se bëhet fjalë për një kredi prej 302 milionë dollarësh, e cila do të mbështesë vendin në përmbushjen e Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që synon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. “Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do...
Burimi:
ntv.al