Masakroi të dy prinderit me sqepar, del fotoja e djalit 45 vjeçar
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë kriminale që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një familje, në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se sulmoi me sqepar dy prindërit e tij. Si pasojë, nëna e tij, 80-vjeçarja Fanije Dalladaku humbi jetën, ndërsa babai, 77-vjeçari Hasan Dalladaku mbeti i plagosur rëndë. Sipas njoftimit të policisë, Florion Dalladaku dyshohet se në banesë dhe për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik, sqepar, nënën e tij, Fanije Dalladakun. 80-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Gjithashtu, 45-vjeçari ka plagosur rëndë edhe babain e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas ngjarjes, Florion Dalladaku...
Burimi:
ntv.al