Akuzohet se përvetësoi 700 mln lekë, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshë e Postës së Durrësit. Mataj akuzohet për përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve, ndërsa çështja ndaj saj vijon të jetë nën hetim. Apeli nuk ka ndryshuar as masat e sigurisë për dy ish-vartëset e saj, Paola Danaj dhe Valbona Duni. Për të dyja është konfirmuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Me vendimin e fundit, Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuara masat e vendosura më herët ndaj të tre të pandehurave, ndërsa organi i akuzës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes dhe përcaktimin e përgjegjësive. Kujtojmë se, Prokuroria paraqiti në gjykatë të dhëna të reja nga hetimi ndaj Elisabeta Matajt, duke...
Burimi:
sot.com.al