Aksioni ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, dëshmia e oficerit: Kur po afroheshim, në drejtimin tonë u qëllua me armë

Aksioni ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, dëshmia e oficerit: Kur po afroheshim, në drejtimin tonë u qëllua me armë

Një tjetër dëshmi e administruar nga AMP hedh dritë mbi momentet dramatike të operacionit policor në zonën e Lozhanit, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, nga personi në kërkim Violant Braçellari dhe u plagos rëndë efektivi tjetër, Edison Adri. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, oficeri Erikson Alillari, me detyrë trup shërbimi në Forcat Operacionale “Shqiponja” pranë DVP Korçë prej rreth gjashtë vitesh, ka rrëfyer para hetuesve detaje nga aksioni. Sipas dëshmisë së tij, mbrëmjen e 3 qershorit 2026 është telefonuar nga Edison Adri, i cili e ka njoftuar se duhej të paraqitej në Drejtori në orën 04:00 të mëngjesit. Pas marrjes së armatimit dhe pajisjeve, grupi është nisur drejt Komisariatit të Policisë Maliq, ku është zhvilluar instruktazhi për operacionin. Alillari ka deklaruar se gjatë...