Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë procesit të ngarkimit të trupave të drurit. Sipas informacioneve paraprake, viktima, banues në Pogradec dhe punonjës i një subjekti privat të licencuar për përpunimin e drurit, ishte duke ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh, kur njëri prej tyre u shkëput dhe e zuri poshtë. Për pasojë, 36-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.