Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë! Furgoni përplaset me zetorin, një i plagosur rëndë (Emri)
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Çermës, ku një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor, Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Çermë. Sipas raportimeve, furgoni i mallrave ka goditur nga pas mjetin bujqësor. I plagosuri u transportua fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 50-vjeçari u dërgua më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi:
gijotina.com