Bogujevci dhe Kurti në Dokufest, takohen me autorin e ‘The Story of Film: An Odyssey’
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka ndarë momente nga pjesëmarrja e saj në edicionin e 25-të të DokuFestit, ku së bashku me kryeministrin Albin Kurti ka takuar autorin e “The Story of Film: An Odyssey”, Mark Cousins, përcjell KultPlus. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bogujevci ka theksuar rëndësinë e filmit dhe kinemasë në mënyrën se si e kuptojmë dhe e shohim botën, duke veçuar edhe punën e Cousins për Shqipërinë përmes veprës “Here Be Dragons”. Ajo ka vlerësuar gjithashtu rolin e DokuFestit, i cili për 25 vjet me radhë e ka kthyer Prizrenin në një hapësirë të rëndësishme të takimit të autorëve, filmbërësve dhe historive nga e gjithë bota. Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e ministres Bogujevci: “Mbrëmë, bashkë me...
Burimi:
kultplus.com