100 vjet nga dalja e numrit të parë të gazetës ‘Telegraf’

100 vjet nga dalja e numrit të parë të gazetës ‘Telegraf’

100 vjet më parë, më 11 gusht 1926, në Tiranë doli në qarkullim numri i parë i gazetës “Telegraf”, një botim informativ, politik dhe kulturor i themeluar dhe drejtuar prej intelektualit të shquar Kostë Çekrezi. Ky ishte një moment i rëndësishëm në historinë e shtypit shqiptar pasi “Telegrafi” synoi të sillte një qasje të re në gazetarinë e viteve ’20. Gazeta u shqua që në fillimet e saj për larminë e tematikave, duke trajtuar zhvillimet politike, çështjet shoqërore dhe jetën kulturore të vendit. Në faqet e saj u botuan gjithashtu shkrime në gjuhët frënge dhe italiane, duke i dhënë publikimit një dimension më të gjerë. Gjatë periudhës së botimit, “Telegraf” e rriti gradualisht periodicitetin, duke arritur të botohej deri në katër herë në javë dhe...