“Me Fjalë Tjera” në WIP Europa të San Sebastián International Film Festival

“Me Fjalë Tjera” në WIP Europa të San Sebastián International Film Festival

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Me Fjalë Tjera”, me skenar dhe regji nga Val Jashari dhe producente Valmira Hyseni, është përzgjedhur në WIP Europa (Works in Progress), në kuadër të San Sebastián International Film Festival. Në WIP Europa, filmi do të prezantohet para profesionistëve të industrisë ndërkombëtare të filmit, përfshirë përfaqësues të festivaleve, distributorë, agjentë të shitjes dhe profesionistë të tjerë të industrisë, si dhe do të jetë në garë për çmimet e programit. “Me Fjalë Tjera” është prodhim i WaveMaker Films, në bashkëprodhim me Live Production, dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra e Filmit e Malit të Zi. Filmi aktualisht ndodhet në fazën e post-produksionit dhe pritet të përfundojë së shpejti./KultPlus.com