Trump njofton hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Marina Amerikane ka kontrolluar “të gjithë” Ngushticën e Hormuzit për mina, duke pretenduar se rruga ujore vendimtare është e hapur dhe plotësisht nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Teherani pretendon se ngushtica, një rrugë jetësore transporti për naftë, gaz natyror dhe mallra të tjera, do të mbetet e mbyllur derisa Uashingtoni të bjerë dakord me kërkesat e tij, duke përfshirë dëmshpërblimet e luftës dhe heqjen e bllokadës detare amerikane, Trump tha se Hormuzi është i hapur. Trump thotë se SHBA-të janë në bisedime me Iranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit “Është e hapur tani. Shikoni, e vetmja që ka kontrollin e Ngushticës së Hormuzit tani është Marina Amerikane. Ne kemi një bllokadë që ka qenë...
Burimi:
ntv.al