Aeroporti i Vlorës, Zhupa: ‘Mallkimi i flamingove’ zuri aksionerët, ‘revolucioni i flamingove’ do marr para qeverinë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje denoncimet e hershme për Aeroportin e Vlorës, duke theksuar se projekti u miratua në kundërshtim me ligjin dhe standardet mjedisore. Në një reagim publik, Zhupa kujtoi se që në vitin 2021 kishte paralajmëruar në Kuvend për pasojat e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Vjosë- Nartë, duke argumentuar se nuk ishin respektuar procedurat për vlerësimin e ndikimit në mjedis, konventat ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar. Sipas saj, zhvillimet e fundit dhe proceset gjyqësore që lidhen me projektin tregojnë se shqetësimet e ngritura prej saj kanë qenë të drejta, ndërsa e cilësoi Aeroportin e Vlorës si një shembull të vendimmarrjeve ku interesat politike dhe ekonomike janë vendosur mbi ligjin dhe interesin publik. Reagimi i Ina Zhupës: “Mallkimi...
Burimi:
sot.com.al