A ke marrë përgjigje nga PPE për letrën që dërgove kundër Berishës? Salianji: Reagimet të tërthorta, ka shqetësime…

A ke marrë përgjigje nga PPE për letrën që dërgove kundër Berishës? Salianji: Reagimet të tërthorta, ka shqetësime…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se nuk ka marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë nga Partitë Popullore Evropiane, të cilave u është drejtuar me një letër të hapur duke ngritur si shqetësim privatizimin e PD nga Sali Berisha. Salianji tha se ndërkombëtarët janë shumë të shqetësuar për standardet e ulëta të demokracisë në Shqipëri, sidomos kur kjo prek dhe partinë opozitare më të madhe në vend. “Kam komunikuar me faktorët ndërkombëtare. Shqetësimi që ka çdo partner i Shqipërisë, është që ka ranë standardet demokratike. Kur opozita prodhon këtë farsë për të mbijetuar politikisht një njeri që ka pasur kontribute t veta për Shqipërisë, e bën për interes personal, por njeriu vendos në një moment për të pasur një tjetër raport me historinë e vet...