Burimi:
Gijotina.com

Aktori i njohur rrëfen: Jam dashuruar me ish-të dashurën e nipit tim
👁8248
Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Damon Wayans Sr., ka habitur publikun me rrëfimin e tij të fundit personal. Gjatë një interviste të realizuar në “Club Shay Shay” me Shannon Sharpe, ai pranoi se është në një lidhje me ish-të dashurën e nipit të tij. “Jam dashuruar me një vajzë që më parë ka qenë me nipin tim. E di që tingëllon çuditshëm, por kështu ndodhi,” tha aktori, duke shtuar se ndjenja ishte e ndërsjellë dhe e natyrshme.