Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Aktiv në politikë, apo në pension?”/ Dy letrat e kompanisë lobuese drejtuar DASH, Berisha: S’jam zëdhënësi i kompanisë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me letrën e kompanisë lobuese amerikane që i drejtohej Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). Në dokument shkruhej se Berisha ishte në pension dhe nuk merrej me politikë, dhe më pas u korrigjua duke sqaruar se ai është kryetar i Partisë Demokratike, por pa poste qeveritare, megjithatë për pyetjet, Berisha zgjodhi të mos japë sqarime të drejtpërdrejta. PJESË NGA KONFERENCA: Pyetje: Pak ditë më parë është publikuar një letër e kompanisë që i drejtohej DASH që ju ishin në pension dhe duhet të hiqej non grata sepse nuk merreshit me politike. Pak ditë më vonë, letra u korrigjua duke i thënë që jeni kryetar i PD, por nuk keni poste qeveritare. E...