Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Prej mëngjesit të sotëm policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike. Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezërit Renato dhe Albi Dishnica, në banesat e të cilëve policia ka gjetur një sasi kokaine të ndarë në doza. Operacioni po vijon në disa zona të qytetit të Korçës dhe pritet të lëshohen urdhër-arreste të tjera nga Prokuroria, për të implikuarit në këtë aktivitet të paligjshëm.
Burimi: Opinion.al