Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksion për lirimin e plazhit të Velipojës, Rama: Në gatishmëri për një sezon turistik të rregullt
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin e hapësirave publike. Sipas kreut të qeverisë ky aksion bëhet me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt në çdo cep të bregdetit tonë. “Mirëmëngjes dhe me Velipojën ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos. Kujtojmë se aksioni për lirimin e hapësirës publike në të...